Femrat të cilat kanë eksploruar shumë aktivitete të burrave, kanë rënë në dashuri me futbollin.
Kategoria ka edhe ekipin e saj më të madh “Munitionnettes” të Dick Kerr, të quajtur si uzina e municioneve në Preston, si edhe yllin Lily Parr, futbollisten e vetme në Hall of fame të futbollit anglez, e cila më në fund u nderua në vitin 2009.
Rreth 53 000 spektatorë mbushën ”Goodison Park” në Everton në dhjetor të vitit 1920 për një ndeshje kundër ”Saint-Helens”.
Që nga viti 1921, federatat e mëdha të futbollit nuk pranojnë ta integrojnë futbollin për femra dhe iu vështirësojnë punën klubeve të femrave duke mos iu dhënë stadiume.
Lëvizja feministe e viteve 1960
Topi i rrumbullakët i përhapur te francezët, belgët dhe gjermanët, por i shtrënguar nga institucionet, organizohet i vetëm, por nuk qëndron.
Kampionati i Francës, i dominuar nga ”Femina Sports” ndalohet në vitin 1933 për mungesë mjetesh.
Dy gjenerata më vonë, vala e dytë ngrihet gjatë viteve 1960, në vazhdën e lëvizjes feministe.
“MLF-ja (Lëvizja Liberale Feministe) ka çliruar gratë, politikisht, por edhe nga pikëpamja fizike”, thotë socio-historiani Anais Bohuon.
«Ne mund të bëjmë si burrat, dhe nëse duam të zhvillojmë pasione burrërore, mundemi », thotë profesoresha e Universitetit STAPS Paris Sud gjithashtu specialiste e sportit, trupit dhe gjinisë.
Fillon një epokë argjendi, me Kupën e Parë Europiane të Grave e cila zhvillohet në 1969, ku fitoi Italia, por që nuk u njoh nga UEFA apo FIFA.
Një Kampionat për Kupën e Botës u luajt në vitin 1970 dhe u fitua nga Danimarka, të tjera zhvilloheshin shpesh, por jo në mënyrë zyrtare.
Në fillim të vitit 1970, shumë federata evropiane më në fund e njohën përsëri futbollin e femrave./ /esko/ a.jor.























