TIRANË, 16 mars/ATSH/ Kontraktori që mirëmban aksin rrugor Maliq-Lozhan-Grabovë filloi sot punën për riparimin e dëmtimit të shpatullës në hyrje të urës, në km 2+700.
ARRSH njoftoi se janë kryer punime përgatitore për sistemimin e ujit dhe rrugës hyrëse në pjesën poshtë urës.
Ura ka gjatësi 6 ml dhe lartësi 4 m. Në pjesën kaluese të urës është vendosur sinjalisikë e përkohëshme për orientimin dhe lëvizjen me një sens mbi urë, dhe kalimin e mjeteve me tonazh deri 8 ton.
/m.m/j.p/












