Ballina Bota

SHBA – Nisin hetimet penale ndaj FB

NJU JORK, 15 mars /ATSH-ANSA/ – Autoritetet amerikane kanë nisur hetimet mbi marrëveshjen mes Facebook dhe gjigantëve të tjerë të teknologjisë për marrjen e të dhënave të klientëve nga ky rrjet social.

Sipas së përditshmes amerikane ”New York Times”, gjykata i ka kërkuar FB informacione për të paktën dy prej prodhuesve më të mëdhenj të smartfonëve, që do të firmosnin marrëveshje me Facebook duke pasur kështu akses në të dhënat personale të miliona njerëzve në të gjithë botën.

Midis 150 kompanive, bëjnë pjesë dhe rrjeti më i madh shitjeve online, Amazon, Apple dhe Sony, ndërkohë që Facebook, është duke pësuar rënie në bursën e Wall Street./ /xhm/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta, “Doctor Honoris Causa” në Azerbajxhan
Artikulli tjetërBelsh/ Hapet zyra me një ndalesë, 150 shërbime për qytetarët