TIRANË, 14 mars /ATSH/ – Moti ditën e sotme parashikohet kryesisht i vranët në të gjithë territorin.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se reshje shiu pritet të riaktivizohen pas orës 06:00 fillimisht me intensitet të dobët e në mesditë e pasdite reshjet fitojnë intensitet deri mesatar.
Reshjet do të jenë të herëpashershme dhe gjatë gjithë ditës. Në lartësitë mbi 300-400 metra në verilindje-lindje e në lartësinë mbi 500-600 jug-juglindje reshjet do të jenë në formën e dëborës me intensitet deri mesatar.
Në mbrëmje reshjet e shiut dhe të borës ndërpriten në të gjithë territorin.
Era do të fryjë nga kuadranti i Jugut me shpejtësi 2-15 m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 6/13 | re shi |
| Kukës | 3/10 | re shi bore |
| Lezhë | 6/14 | re shi |
| Dibër | -1/9 | re bore |
| Durrës | 5/14 | re shi |
| Tiranë | 5/15 | re shi |
| Elbasan | 7/15 | re shi |
| Berat | 1/15 | re shi |
| Vlorë | 5/13 | re shi |
| Korçë | 0/7 | re bore |
| Gjirokastër | 5/16 | re shi |
| Sarandë | 7/16 | re shi |
/e.malaj/j.p/




















