Ballina SPORT

FUTBOLL – Skriniar: Tregojmë karakter kundër “Frankfurtit”

TIRANË, 13 mars/ATSH/ – Milan Skriniar është i bindur se “Interi” do të kërkojë me ngulm fitoren dhe do të tregojë karakter të fortë kundër “Eintracht Frankfurtit” në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Evropës të enjten. Zikaltërit barazuan pa gola me Frankfurtin në ndeshjen e parë në Gjermani, dhe qendërmbrojtësi sllovak shpreson se skuadra e tij do ta shfrytëzojë këtë për fitore në “San Siro”.

“Presim ndeshje të vështirë si në të parën. Duhet të përqendrohemi dhe të mos pranojmë gola. Do të tregojmë karakter”, tha Skriniar. Problemet me lëndime nënkuptojnë se mbrojtësi sllovak do të luajë në mesfushë kundër “Eintrachtit”.

“Në ekipin kombëtar kam luajtur në atë pozitë. Jam i gatshëm të bëj përsëri”, shtoi ai.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta takon dy futbollistët shqiptarë në Azerbajxhan
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e enjte 14 mars 2019