Kosovë/ Parashikimi i motit, 12 mars

PRISHTINE, 12 mars /ATSH/ -Reshjet e borës dhe i ftohti janë kthyer sërisht në Kosovë.

Bora ka zbardhur shumë prej qyteteve, ndërsa edhe temperaturat janë ulur ndjeshëm.

Moti për sot parashikohet kryesisht i vranët dhe me erë. Paradite priten reshje të dobëta bore, që gjatë ditës do të pushojnë.

Temperaturat do të lëvizin me minimalen 0°C, ndërsa maksimalja e ditës do të shënojë 4°C./KosovaPress//e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.