Ballina Aktualitet

Xhaçka uron gratë dhe vajzat e FA me rastin e 8 Marsit

TIRANË, 8 mars/ATSH-A. Fortuzi/-Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka uruar sot gratë dhe vajzat, pjesë të Forcave të Armatosura me rastin e 8 Marsit.

Sipas Xhaçkës, sot në FA gratë dhe vajzat përfaqësojnë 13% të efektivëve me uniformë.

“Gratë dhe vajzat në FA janë tashmë një realitet i prekshëm dhe domosdoshmëri. Sot ato përfaqësojnë 13% e efektivëve tanë në uniformë”, thekson Xhaçka.

“Në kuadër të Strategjisë Kombëtare dhe planin e veprimit të barazisë gjinore në FA 2018 – 2020, jemi të angazhuar për përmirësimin dhe rritjen e të gjithë treguesve në fushën e barazisë gjinore në Forcat e Armatosura. Aktualisht, kemi një rritje të numrit të aplikantëve për t’u bërë pjesë e FA dhe po punohet që të arrihet objektivi i vendosur nga OKB dhe NATO për rritjen e pranisë së grave dhe vajzave deri në 15%”, thekson Xhaçka në mesazhin e saj drejtuar vajzave dhe grave të FA. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNdërtoj sepse jam grua
Artikulli tjetërShahini, mesazh grave: Kurajo në betejën e përditshme kundër patriarkalizmit