TIRANË, 5 mars/ATSH/ – Duke filluar nga data 6 mars, qytetarët/subjektet mund t’i kryejnë vetëm me vetdeklarim disa ndryshime para kontrollit fizik të automjetit të tyre.
Eliminohet certifikata e miratimit si ndryshim konstruktiv apo funksional, kur nuk ka ndërhyrje mekanike apo nevojë testimi/matje/vlerësimi teknik, për rastet:
1. Kur numri i vendeve në autoveturë nga 6+1 ndryshon në 4+1 dhe konstruktori e ka parashikuar deri në 6+1.
2. Ndryshimi i ngjyrës dhe veshja me adesiv.
3. Mjetet e parashikuara nga konstruktori autoveturë deri në 4+1, por nga dokumenti i origjinës janë ATP dhe procedurat doganore janë kryer me emërtimin autoveturë
4. Ndryshimi i përmasave të gomave
5. Kur ndryshon destinacioni i autoveturës nga autoshkollë në përdorim vetjak, -10 % procedura për qytetarët dhe subjektet!





















