Ballina Flash

Krijohet Muzeu i Diasporës

TIRANË, 4 mars /ATSH/ – ”Në mbrëmjen gala të samitit të Diasporës u lançua dhe projekti i ri prestigjioz i Muzeut të Diasporës. Në pritje të konkretizimit të këtij muzeu, në Muzeun Kombëtar Historik është krijuar pavijoni i parë dedikuar plotësisht diasporës”, u shpreh ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali, e cila foli për rezultatet dhe objektivat e Samitit të Dytë të Diasporës.

”Nën moton ”Shkruaj dhe ti emrin tënd” është krijuar një platformë konkrete që do të nxisë filantropinë dhe donacionet”, përfundoi ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënëse e Qeverisë, Elisa Spiropali.

Samitit të Dytë të Diasporës bashkoi në Tiranë mbi 1200 përfaqësues të shqiptarëve nëpër botë. /a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHaradinaj u premton mbështetje prodhuesve bujqësorë
Artikulli tjetërBasha: Nesër në protestë, opozita nuk i njeh vendimet e Kuvendit