Ballina Flash

Turqia zgjedh trajnerin e ri të Kombëtares

TIRANË, 1 mars /ATSH/ – 15 vjet pas shkarkimit të tij nga pankina e kombëtares turke të futbollit, Senol Gynesh do të rikthehet në drejtimin e kombëtares.

Federata Turke e Futbollit arriti një akord për 4 vjet me trajnerin aktual të “Beshiktashit” dhe ai do të marrë detyrën e re në 1 qershor, kur të përfundojë dhe sezonin me skuadrën e Stambollit.

66-vjeçari që ka një eksperiencë të gjatë në pankinë, pritet të drejtojë përfaqësuesen turke në fushatën për të shkuar në finalet e Europianit 2020, si dhe në kualifikueset e Botërorit 2022, që zhvillohet në Katar.

Ai pason në këtë post rumunin Mirçea Luçesku, i cili u shkarkua për rezultate negative, mes të cilave edhe zbritja e Turqisë në Ligën C të Ligës së Kombeve.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNis riparimi i asfaltit të dëmtuar në segmentin Plepa-Kavajë
Artikulli tjetërTEKNOLOGJI – YouTube ndalon komentet e videove me të mitur