Ballina Flash

Fier/ Bursa për nxitjen e arsimimit të komunitetit rom dhe egjiptian

TIRANË, 1 mars/ATSH/ Integrimi i komunitetit rom dhe egjiptian është në fokus të punës së bashkisë së Fierit ndaj dhe kjo e fundit do të garantojë një mbështetje financiare në formën e bursës, për të nxitur krijimin e një potenciali njerëzor në radhët e këtij komuniteti.

Gjatë një takimi me përfaqësues të këtij komuniteti, kryetari i bashkisë së Fierit, Armando Subashi u shpreh se “nuk janë të pakta investimet dhe nismat që kemi marrë gjatë 3 viteve të fundit për këto komunitete në Baltëz, Sektor Seman, Fermë Çlirim, Mbrostar Levan e Drizë, por jo dhe mjaftueshëm”.

“Çdo vit shtojmë forcën dhe punën në krijimin e kushteve për një bashkëjetesë pa disnivele ekonomike, sociale, kulturore, arsimore. E vështirë është, madje shumë dhe kërkon një bashkëpunim të ngushtë mes të gjitha strukturave dhe vet komunitetit për të siguruar standardin e shumëdëshiruar”, tha Subashi.

Për të arritur deri tek integrimi, sipas tij, “në radhë të parë duhet të shtrojmë rrugën e një modeli që do të jetë i aftë të krijojë vazhdimësinë”.

“Kjo kërkon më shumë punë, më shumë angazhim, më shumë investim nga të gjitha palët, mbi të gjitha ndërgjegjësim të këtij komuniteti për t’u arsimuar”, tha ai. /m.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Trump dhe Kim lojtarët kryesorë të pokerit bërthamor
Artikulli tjetërShqipëria, akses në bazën e të dhënave policore të 5 vendeve të BE-së