FOKUS – Trump dhe Kim lojtarët kryesorë të pokerit bërthamor

UASHINGTON, 1 mars /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump i kërkoi liderit korean-verior, Kim Jong Un që të paraqiste gjithçka në tryezë në Hanoi, por diskutimet patën një tjetër rrjedhë për shkak të dallimeve mbi denuklearizimin dhe sanksionet, deklaroi sot një zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit.

Presidenti amerikan dhe lideri i Koresë së Veriut ndërmorën secili një udhëtim të gjatë për të mbërritur në samitin e tyre të dytë kushtuar dosjes delikate të denuklearizimit të Koresë së Veriut, por takimi ka përfunduar në mënyrë të papritur, të dyja palët u ndanë pa një deklaratë të përbashkët, të planifikuar fillimisht.

Në kushte anonimati, një zyrtar i lartë amerikan tha se koreano-veriorët kërkuan disa miliarda dollarë në formë lehtësimi për të ulur peshën e sanksioneve ekonomike të vendosura ndaj Phenianit për shkak të programeve bërthamore dhe balistike të ndaluara, si dhe ata nuk donin të vendosnin një bllokim të plotë të programeve të tyre të armëve të shkatërrimit në masë.

‘’Heqja e sanksioneve do të na vendoste de facto në pozitën për të subvencionuar zhvillimin në proces të armëve të shkatërrimit në masë në Korenë e Veriut”, vijoi ai.

“Armët, ato vetë, duhet të jenë në tryezë”, theksoi zyrtari i lartë amerikan./ /v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.