UASHINGTON, 28 shkurt /ATSH-AFP/ – Rritja e ekonomisë amerikane u regjistrua në 2,9% për vitin 2018, në nivelin më të lartë në 13 vitet e fundit.
”Sidoqoftë, kjo është një shifër disi më e ulët se objektivi prej 3% i administratës Trump”, njoftoi sot Departamenti i Tregtisë.
Rritja e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) të SHBA-së për tremujorin e katërt u shënua në 2,6% në ritmin vjetor, sipas vlerësimeve të para të Departamentit të Tregtisë.
Kjo vlerë është më e lartë se parashikimi mesatar i analistëve (2,3%) por kjo përbën një ngadalësim në raport me rritjen në tremujorin e tretë (3,4%) dhe tremujorin e dytë (4,2%)./ /v.b/ a.jor.























