Ballina Bota

LONDËR – Corbyn: Varfëria në rritje e sipër

LONDËR, 28 shkurt /ATSH-ANSA/ – Debati mbi çështjet ekonomike britanike në sfondin  Brexit ishte tema e ditës në Dhomën e Komuneve.

Udhëheqësi i laburistëve Jeremy Corbyn ka sulmuar kryeministren Theresa May duke denoncuar ngadalësimin e rritjes së vendit, vlerësuar nga Banka Qendrore e Britanisë në nivelin më të ulët të dekadës së fundit, dhe duke fajësuar politikave e dështuara të qeverisë May.

Corbyn ka raportuar të dhëna për rritjen e varfërisë në vend, numrin e të pastrehëve dhe  fëmijët me probleme sociale.

May u përgjigj duke mbrojtur rezultatet makroekonomike të arritura nga konservatorët, duke përmendur disa masa sociale të njoftuara nga kabineti i saj dhe duke treguar trashëgiminë nga qeveritë e mëparshme të laburistëve./    /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBalla: Mandati i 25 Qershorit ishte referendum për drejtësinë e re
Artikulli tjetërVetëm në janar, 66 mjekë të punësuar në qendrat shëndetësore nga veriu në jug