Ballina Bota

HANOI – Trump: Jo sanksione të reja kundër Phenianit

HANOI, 28 shkurt /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh sot se nuk ishte e nevojshme vendosja e sanksioneve shtesë ndaj Koresë së Veriut, ndërsa takimi i tij me Kim Jong Un në Hanoi u përmbyll pa asnjë marrëveshje për denuklearizimin e gadishullit.

‘’Nuk duhet diskutuar për shtim të sanksioneve. Ka shumë persona të mrekullueshëm në Korenë e Veriut që duhet të jetojnë’’, pohoi në prani të medias Trump.

Pak më herët, ai njoftoi se samiti i Hanoit nuk u finalizua me asnjë marrëveshje ndërkohë që SHBA-ja nuk ishte e predispozuar të hiqte sanksionet ekzistuese./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakStudentët me godina të reja në konviktet e Inxhinierisë së Ndërtimit
Artikulli tjetërFOTO/ Sezoni turistik 2019, kroçerat 27 lundrime drejt Durrësit