Ballina Flash

Transformimi i Qendrës Shëndetësore nr. 5 në Durrës


TIRANË, 27 shkurt/ATSH/ Një investim rrënjësor ka ndodhur në qendrën shëndetësore nr. 5 në Durrës falë zbatimit të programit kombëtar për rindërtimin e 300 qendrave shëndetësore në gjithë vendin.

Kryeministri Edi Rama solli sot pamje të këtij transformimi që ka prekur gjithë shërbimin parësor shëndetësor në vend.

“Mirëmëngjes dhe ja, po ju le të shikoni e të gjykoni vetë, duke ju uruar një ditë të mbarë”, tha Rama.

Qendra Shëndetësore numër 5 në Durrës është rindërtuar nga e para falë investimit të qeverisë.

Sipas mjekut të kësaj qendre, dr. Gëzim Bregu ndërtesa ishte një objekt që më mirë të punonim në mjedis të hapur apo në çadër. “U bë një transformim rrënjësor në këtë qendër shëndetësore, një investim total jashtë e brenda”, tha ai.

Edhe sipas infermieres Genciana Cani, më parë, lagështia mbizotëronte ndërsa tani çdo gjë është bërë shumë mirë. “Kjo qendër është krejt ndryshe dhe puna jonë jonë është më e lehtë. Jo vetëm puna jonë, por edhe për atë që merr shërbimin në qendrën tonë është më e lehtë”, tha ajo./m.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Lamtumirë Sadie Agolli
Artikulli tjetërBasha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Sadije Agollit