TIRANË, 27 shkurt/ATSH/ – Greta, Renta dhe Klara janë tri mjeket e sapospecializuara në Pediatri, Endokrinologji dhe Onkologji, të cilat i janë bashkuar ekipit mjekësor të spitalit të Kavajës.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u shpreh se përfundimi i specializimeve, pas një bllokimi absurd 4-vjeçar, po i sjell sistemit shëndetësor 300 mjekë të rinj specialistë. Sipas saj, mbështetja e mjekëve dhe përmirësimi i shërbimit spitalor afër vendbanimit mbetet prioritet i ministrisë që drejton.
Manastirliu ka nisur turin e takimeve të hapura me qytetarët, mjekët dhe infermierët për përmirësimin e shërbimit shëndetësor, përshtatjen me profilet e sëmundshmërisë, ndryshimet demografike, nevojat e qytetarëve dhe pritshmëritë e personelit mjekësor.
“Është koha të riorganizojmë sistemin tonë shëndetësor, duke nisur nga vendosja e një marëdhënie të re mjek-pacient dhe një regjimi të ri në spitale, me zbatimin rigoroz të disiplinës dhe rregullit”, – ka deklaruar më herët ajo.
z.tosku/j.p/























