Ballina Bota

BM – May fiton në Parlament kundër laburistëve për Brexit

LONDËR, 27 shkurt /ATSH-DPA/ – Kryeministrja Theresa May fitoi në votimin në Parlament kundër amendamentit të opozitës që kërkonte mbajtjen e Britanisë së Madhe në unionin doganor me BE-në pas Brexit.

Dhoma kryesore e Parlamentit, ajo e Komuneve, hodhi posht amendamentin e laburistëve, partia kryesore opozitare, në lidhje me Brexit me 323 vota kundër 240.

Lideri i laburistëve, Jeremy Corbyn tha para votimit se ai do të kërkojë një referendum të dytë mbi Brexit nëse propozimi i partisë së tij humbiste në Parlament. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKanada/ Ambasadori i Shqipërisë takon Kreun e Dhomës së Deputetëve
Artikulli tjetërOKB – SHBA-ja kërkon votim në Këshillin e Sigurimit për Venezuelën