Ballina Bota

BE – Mogherini: India dhe Pakistani të tregojnë vetëpërmbajtje

BRUKSEL, 27 shkurt /ATSH-AFP/ – Shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini i bëri sot thirrje Indisë dhe Pakistanit që të tregohen shumë të përmbajtur, pas rritjes së tensioneve mes dy vendeve, që secili kanë konfirmuar se kanë rrëzuar avionë armik.

“Presim nga dy vendet që tani të tregojnë shumë përmbajtje dhe që të shmangin çdo përshkallëzim të ri të situatës”, shkruan Federica Mogherini në një komunikatë.

“Për këtë qëllim, rifillimi i kontakteve diplomatike në nivel politik dhe aplikimi i masave urgjente nga dy palët janë thelbësore”, shtoi ajo.

“Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit mund të kenë pasoja të rënda dhe të rrezikshme për dy vendet dhe rajonin në tërësi”, paralajmëron Mogherini. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTransmetimet analoge mbyllen më 1 shtator
Artikulli tjetërTransporti i mallrave me rrugë aeroportuale u rrit me 8,8%