TEHERAN, 26 shkurt /ATSH-AFP/ – Ministri iranian i Punëve të Jashtme, Mohammad Javad Zarif , i cili luajti një rol të rëndësishëm në marrëveshjen ndërkombëtare për çështjen bërthamore iraniane të vitit 2015, njoftoi dorëheqjen, një vendim që mbetet tashmë në dorën e presidentit, Hassan Rohani.
”Kërkoj ndjesë për mosaftësinë për të vijuar mbajtjen e postit tim dhe për të gjitha mangësitë në ushtrimin e funksionit’’, shkruan Zarif në një postim në Instagram.
Qëndrimi apo ajo i Zarif si pjesë e kabinetit qeverisës varet nga Rohani, i cili pritet të pranojë apo të kundërshtojë aktin e dorëheqjes.
Në Twitter, Mahmoud Vaezi, drejtori i kabinetit të Rohanit përgënjeshtroi në formë të prerë dje në mbrëmje që presidenti ka pranuar ndërkohë dorëheqjen.
Zarif nuk dha asnjë sparim për arsyen e dorëheqjen, por sipas së përditshmes iraniane ”Entekhab”, ajo lidhet me vizitën e papritur të hënën në Teheran të presidentit sirian, Bachar al-Assad./ /v.b/ a.jor.




















