TIRANË, 26 shkurt /ATSH/- Qendra për Promovimin e Konkurrueshmërisë në bashkëpunim me Agjencinë Rajonale të Zhvillimit-Tiranë, po zbaton Projektin “Mbështetja për Organizatat e Shoqërisë Civile për të Zhvilluar Ndërrmarjet Sociale”.
Në kuadër të këtij projekti Qendra po zhvillon trajnime të ndryshme me sipërmarrës dhe aktorë të interesuar të këtij sektori, për t’i ndihmuar ata se si të shkruajmë një Plan Biznesi për Ndërmarrjet Sociale”, që i bën ato konkurente në thithjen e financimeve të ndryshme apo zhvillimin eficent të biznesit.
Këto trajnime po ndiqen nga përfaqësues të Organizatave të Shoqërisë Civile, të cilët aspirojnë të hapin ndërmarrje sociale në të ardhmen dhe punojnë pranë komuniteteve të margjinalizuara , personave me aftësi të kufizuar, në mbrojtje të mjedisit, turizmit apo dhe sektorit rural. e.xh/j.p/













