Platforma e bashkëqeverisjes, zgjidhje problemeve të njerëzve

TIRANË, 26 shkurt /ATSH – I. Vata/ – Kryeministri Edi Rama në takimin “Bashkia që duam” në Lushnje ftoi qytetarët të bëhen pjesë e platformës së bashkëqeverisjes, duke sjellë në vëmendje rastin e një qytetareje e cila kishte zgjedhu problemin e mbartur prej 15 vitesh me faturimin e energjisë elektrike.

Ne vijim të turit “Bashkia që duam” në Lushnje, Kryeministri tha do të ishte mirë që administrata të reagonte shpejt në shërbim të qytetarëve por për sa kjo nuk ndodh, njerëz të zakonshëm, si zonja ku përplaseshim më parë?

“Si e zgjidhnin më parë? Ose duhet të paguanin ose duhet të dërgoni ndonjë kushëri që njihte Monikën dhe Lulin ose duhet të shkonin vetë në partinë e tyre. Ndërkohë që sot është shumë e thjeshtë. Mjafton një sinjal dy tre minuta punë dhe menjë herë qeveria, ministri përkatës, në rastin konkret është ministrja e energjisë ka reaguar dhe zonja zgjidhi problem që kishte 15 vjet që nuk e zgjidhte. Kështu ne bëjmë çdo ditë, zgjidhim qindra raste dhe mijëra kemi zgjedhur çdo ditë që në krijimin e platformës së bashkëqeverisjes”, tha ai.

Një qytetare nga Lushnja tregon rastin e saj që e zgjidh pas 15 vitesh nëpërmjet ankesës së platformës shqipriaqëduam.al.

“Unë jam Rudina dhe kam shkruar në platformën e bashkëqeverisjes për një problem që kisha për energjinë elektrike. Pas ankesës nuk na e zgjidhnin problemin. Dëgjuam për platformën e bashkëqeverisjes dhe djali i shkroi. Për dy javë na kthyen përgjigje dhe kur erdhi fatura e radhës na erdhi tamam. Falënderoj platformën”, tha ajo. /j.p/

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.