Ballina Bota

BRUKSEL – “Eurostat”: Rritet punësimi në Greqi

BRUKSEL, 26 shkurt /ATSH-ANA/ – Punësimi në Greqi u rrit me 1,5% në vitin 2017 (63 000 persona) sipas raportit të publikuar sot nga “Eurostat”.

Rritja me e madhe u regjistrua në rajonin e Greqisë qendrore (+2,8%) e ndjekur nga rajoni i Maqedonisë qendrore (+2,7%).

Ndërsa rënie të punësimit pati në rajonin e Epirit (-0,1%) dhe në ishujt e detit Jon (-0,1%).

Në BE, punësimi u rrit në 253 rajone dhe përqindja mesatare ishte me plus 1,6%.

Niveli më i lartë i punësimit u regjistrua në rajonin Majot në Francë (7,7%) ndërsa rënia më e madhe në Bazilika të Italisë (-2,7%). /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSeanca plenare – Kuvendi miraton tre projektligje dhe gjashtë projektvendime
Artikulli tjetërTURQI – Delegacion amerikan në Ankara për tërheqjen e trupave nga Siria