TIRANË, 25 shkurt/ATSH/ – Një mundësi e mirë për të orientuar të rinjtë që kanë dëshirë të përfshihen në jetën publike me synimin e krijimit të një lidershipi të së nesërmes.
Ishte kjo ideja e projektit më të ri të Qendrës Rinore “Arka” me hapjen e Akademisë së Lidershipit Rinor.
Në promovimin e saj, ishte i pranishëm zv.ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Robert Wilton, kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, kryetarja e Këshillit të Qarkut, Greta Bardeli, intelektualë të njohur dhe sigurisht, shumë të rinj.
Ademi, Bardeli dhe Wilton kanë folur para të rinjve duke u përcjellë eksperiencat personale dhe duke i ftuar të bëhen pjesë e nismës së Qendrës Rinore “Arka”./k.s/j.p/












