Ballina Flash

Shkodër, përkujtohet 120-vjetori i krijimit të shoqërisë “Bashkimi”

TIRANË, 25 shkurt/ATSH/- Përmes një ekspozite fotografike dhe një takimi kulturor u përkujtua sot në Shkodër 120-vjetori i krijimit të shoqërisë “Bashkimi”.

Aktiviteti i organizuar nga Famullia e Shën Shtjefnit dhe Biblioteka Publike “Marin Barleti” risolli përmes kumtesave, përshëndetjeve të të pranishmëve ekspozitës fotografike, përmasat mbarëkombëtare të shoqërisë “Bashkimi” në aspektin patriotik, por edhe të kontributit për gjuhën e sotme shqipe.

Pjesë e aktivitetit u bënë autoritete vendore, deputetë, diplomatë, intelektualë dhe familjarë të Abat Prend Doçit, nismëtar i kësaj shoqërie, por edhe i botimeve të saj, shumë të rëndësishme si “Fialuer i Rii i Shcypes”, i ribotuar nga Enti Botues “Gjergj Fishta” sivjet.

Gjatë aktivitetit, u nënvizua rëndësia e rikonstruksionit të shtëpisë ku pati selinë kjo shoqëri dhe ku zhvilloi aktivitetin e tij Abat Prend Doçi.

Bashkia e Shkodrës ka ndërmarrë këtë iniciativë, duke kërkuar edhe zyrtarisht bashkëpunimin dhe ndërhyrjen e Ministrisë së Kulturës. /k.s/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Të mirësjellshmit”, muzikali i fundjavës për fëmijë
Artikulli tjetërXhamia e Plumbit në Berat, destinacion religjioz mes kultit dhe historisë