Ballina Bota

SHËNDETËSI – Mjekët belgë refuzojnë testet e virgjërisë

BRUKSEL, 25 shkurt /ATSH-AFP/ – Certifikatat e virgjërisë ‘’të panevojshme për shëndetin’’ dhe ‘’pa rëndësi nga ana shkencore’’ duhet të refuzohen nga profesionistët, njofton Këshilli Kombëtar i Urdhrit të mjekëve belgë në një njoftim të publikuar në web-in e Urdhrit.

Ky njoftim, i cili mban datën 16 shkurt, vjen pas një deklarate të publikuar në tetor 2018 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), nënshkruar së bashku me Komisariatin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut dhe OKB-Gra, synon dhënien  fund të këtyre testeve dhe certifikatave që dëshmojnë virgjërinë e një gruaje përpara martesës, shpesh për arsye që lidhen me besimin fetar.

Në këtë deklaratë, OBSH-ja thekson se kjo praktikë u dokumentua në Afganistan, Brazil, Egjipt, Indi, Indonezi, Iran, Irak, Xhamajkë, Jordani, Libi, Malawi, Marok, Palestinë, Afrikën e Jugut, Sri Lanka, Svaziland, Turqi, Britaninë e Madhe dhe në Zimbabve.

Kërkesa për kryerjen e testeve u bënë gjithashtu në Belgjikë, Kanada, Holandë, Spanjë dhe në Suedi.

Sipas qëndrimit të tij, Këshilli kombëtar belg vlerëson se testet e virgjërisë përbëjnë ‘’një veprim të panevojshëm mjekësor për shëndetin, pa arsye të forta shkencore dhe me pasoja shumë të rënda për mirëqënien emocionale të pacientes”./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRevolucion infrastrukturor në Fier
Artikulli tjetër“Të mirësjellshmit”, muzikali i fundjavës për fëmijë