Ballina Bota

BOGOTA – Pence: Trump mbështet 100% Guaidon

BOGOTA, 25 shkurt /ATSH-AFP/ – Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, garantoi sot opozitarin Juan Guaido, të njohur nga rreth 50 shtete si president i përkohshëm i Venezuelës, se mund të ketë besim mbi mbështetjen e plotë të Donald Trump.

“Për ju presidenti Guaido, një mesazh shumë i thejshtë nga presidenti Trump: ne jemi 100% me ju”, i tha Mike Pence, Juan Guaidos, gjatë një takimi në Bogota, ku zhvillohet mbledhja e Grupit të Limas mbi masat e ardhshme që duhen marrë kundër qeverisë së Nicolas Maduro. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE-ja lë derën e hapur për shtyrjen e Brexit
Artikulli tjetërAmbasadori i Norvegjisë: Opozita duhet të jetë në Parlament