Ballina Flash

FOTO/ Histori përmes objekteve dhe fotografive në kalanë e “Argjiros”

TIRANË, 21 shkurt /ATSH/ – Në kuadër të programit “Edukimi nëpërmjet artit dhe kulturës”, si dhe nismës “Të njohim monumetet e kulturës” DRKK Gjirokastër në bashkëpunim me shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” Libohovë organizuan sot një orë informuese në kalanë e “Argjiros” si dhe në “Muzeun Historik dhe atë të Armëve” i cili ndodhet në brendësi të saj.

Nxënësit u njohën me monumentin e trashëgimisë kulturore të ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIII, historikun e saj, që ka shërbyer ndër shekuj dhe si e njohim sot, si një ndër monumetet më të rëndësishëm të zhvillimit kulturor në vend. 

Nxënësit u njohën me një pjesë të kaluar të historisë të mishëruar në objekte, fotografi, histori gojore, skulptura, piktura etj.  /a.a/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBenešík: Qëndrimet e opozitës nuk janë pozitive për Shqipërinë
Artikulli tjetërHAPËSIRË – Sateliti i sapozbuluar i Neptunit mund të jetë shkëputur nga një satelit tjetër