Ballina Bota

SHBA – 39 shtete në alarm nga stuhia e dëborës

NJU-JORK, 20 shkurt /ATSH-ANSA/ – Një stuhi e re dimërore po godet Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke sjellë dëborë, ujë dhe akull në 39 shtete amerikane.

Janë më shumë se 200 milionë persona të përfshira nga veriu deri në Miduest dhe bregun lindor të vendit.

Më shumë se 1 200 fluturime janë anuluar sipas faqes në interent që i dedikohet udhëtimeve me avion “FlightAware”.

Pas qyteteve si Çikago dhe Detroit, dëbora ka mbërritur edhe në Uashington dhe pritet që në orët në vijim të prekë edhe Nju-Jorkun, duke rrezikuar që të shkaktojë kaos në orët e pikut.

Në Nju Xhersi, guvernatori Phil Murphy ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Në Filadelfia shkollat janë mbyllur. Ekziston rreziku që me temperaturat e ulëta dëbora të shndërrohet në akull duke i bërë të rrezikshme zhvendosjet. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Procesi i restaurimit të ikonave ngjall intres tek brezi i ri
Artikulli tjetër“Një pasdite në muze” mbi 140-vjetorin e lindjes së Luigj Gurakuqit