Ballina Aktualitet

Berisha dorëzon mandatin, Spiropali: Datë e shënuar bustesh të rrëzuara

TIRANË, 20 shkurt/ATSH/ “Asnjë kënaqësi për këtë dorëzim të një opozite, që pasi humbi zgjedhjet duke qenë në qeveri, humbi edhe debatin në Kuvend – megjithëse mori më shumë minuta se sa shumica qeverisëse dhe paçka se lideri që s’u bë kurrë gëzoi të drejtën e të njëjtave minuta si Kryeministri”, deklaroi sot Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali.

Por, tha Spiropali, “e pamundur ta fsheh sidoqoftë ndjesinë jo të keqe, që më krijoi kjo fletë dorëzimi e bustit të shërbëtorit të Byrosë Politike, në këtë datë të shënuar bustesh të rrëzuara”.

“Duke e parë këtë copë letër m’u kujtua i pavdekshmi Vaclav Havel: Komunisti më i zi është komunisti antikomunist! E lehtë rruga e lënë rrugëve Sali”, u shpreh Spiropali.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEKNOLOGJI – Smartfoni i parë i përthyeshëm i “Samsung” kushton 2000 dollarë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 21.02.2019