UELLINGTON, 19 shkurt /ATSH-AA/ – Qeveria e Zelandës së Re ka paraqitur një plan tatimor edhe për kompanitë dixhitale, mes të cilave janë Google dhe Facebook.
Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, tregoi për padrejtësinë e taksimit të kompanive vendase dhe të huaja.
Ardern paralajmëroi taksimin prej dy ose tre për qind ndaj kompanive multinacionale, mes të cilave janë Google dhe Facebook.
Ministri për të Ardhurat dhe Çështjet Bankare, Stuart Nash, tha se kompanitë multinacionale janë në përparësi në krahasim me ato vendore dhe se vitin e ardhshëm do të fillojë zbatimi i planit të ri të taksimit.
Kompania Facebook në vitin 2014 në Zelandën e Re ka paguar rreth 30 000 dollarë tatime./ /os/ a.jor.





















