Ballina SPORT

RIAD – Salman përgënjeshtron blerjen e “Manchester United”

RIAD, 18 shkurt /ATSH-AA/ – Arabia Saudite ka mohuar raportimet se Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, po planifikonte të blinte gjigantët e Premier Ligës, “Manchester United”.

“Raportimet që pretendojnë se Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman, synon të blejë ‘Manchester United’ janë krejtësisht të rreme”, tha ministri i Informacionit, Al-Shabaneh në llogarinë e tij në Twitter.

Al-Shabaneh tha se ‘’klubi britanik mbajti një takim me Fondin e Investimeve Saudite (PIF) për të diskutuar mundësinë e sponsorizimit’’.

“Asnjë marrëveshje nuk është materializuar”, tha ai.

Gazeta britanike ”Sun” më herët tha se bin Salman ishte duke negociuar për të marrë përsipër klubin për 3,8 miliardë paund.

Manchester United është në pronësi të familjes Glazer./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Apolonia” – “Vllaznia”, finalja e madhe e futbollit për femra
Artikulli tjetërMJEKËSI – Krijohen veshkat e para ”in vitro”