Ballina Aktualitet

Reformat integruese, Spiropali takon Ambasadorin e OSBE-së në Tiranë

TIRANË, 18 shkurt/ATSH/ – Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim me ambasadorin e OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt me të cilin diskutoi rreth një sërë reformash mjaft të rëndësishme për integrimin europian të Shqipërisë.

Gjatë takimit mes tyre, biseda është përqendruar te rëndësia e dialogut mes partive politike, Reformën Zgjedhore si dhe zgjedhjet lokale të qershorit.

“Bisedë konstruktive me Ambasadorin e OSBE, Bernd Borchardt, në këtë kohë ultimatumesh me “djegie” mandatesh diskutuam mbi rëndësinë e dialogut, reformën zgjedhore dhe zgjedhjet lokale si hapa të mëtejshëm në rrugën tonë evropiane”, theksoi Spiropali.

/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – Gjibraltari akuzon Madridin ”për naivitet” pas një incidenti në ujërat territoriale
Artikulli tjetërBraçe: Opozita kërkon pushtet në tavolinë