Ballina Aktualitet

“Njerëz të padukshëm” njihuni me historinë e Lumturies dhe Rustemit

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/544461592708138/

TIRANË, 18 shkurt/ATSH/ Historia e dy bashkëshortëve, Lumturies dhe Rustemit nga Burreli, të cilët me punën si tornitorë e frezatorë prej 40 vjetësh i kanë siguruar një jetë të lumtur fëmijëve të tyre erdhi këtë herë përmes rubrikës “Njerëz të padukshëm”.

Kryeministri Edi Rama publikoi historinë e radhës te rubrika e përjavshme në ERTV, “Njerëz të padukshëm”, e cila këtë herë u ndal në qytetin e Burrelit.

Lumturie dhe Rustem Rruci janë dy bashkëshortë që vazhdojnë të ushtrojnë në punishten e tyre zanatin e tornitorit duke siguruar të ardhura për familjen.

Edhe pse zanati i tornitorit është paksa i pazakontë për një grua, sipas Lumturies, “të bësh punë nuk është turp, pasi vetëm me punë jetohet”.

Në punishten e tyre ata prodhojnë detale të ndryshme për t’i ardhur në ndihmë bujqësisë apo minierave.

“Njerëz të padukshëm” ka si qëllim të promovojë njerëzit e zakonshëm që kryejnë punë vërtet për t’u admiruar. /m.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Investim i rëndësishëm për vaditjen e tokave në Myzeqe-Çuçi: Të mos ketë vonesa
Artikulli tjetërATHINË – Avramopulos: Këto zgjedhje europiane më të rëndësishmet që nga krijimi i BE