Ballina Flash

Nainggolan: Icardi ka dhënë gjithçka për “Interin”

TIRANË, 18 sShkurt ATSH/ – Pas fitores ndaj “Parmës” dhe asaj me “Rapid Vienën” në Europa League, “Interi” ka fituar tri pikë të tjera shumë të rëndësishme, duke mposhtur 2-1 “Sampdorian”.

Pas ndeshjes, Nainggolan, që shënoi golin e fitores, foli për situatën tek “Interi” dhe shokun e skuadrës, Mauro Icardi, të cilit i është marrë shiriti i kapitenit.

“Unë mendoj se Icardi ka dhënë gjithmonë gjithçka, shpresoj për atë dhe për skuadrën që të rikthehet sa më parë”, u shpreh Nainggolan.

“Në sulm kemi një tjetër futbollist që po luan shumë mirë, por kemi nevojë për të gjithë dhe shpresojmë që të zgjidhet sa më parë”, vijoi Nainggolan.

“Në të kaluarën kam pasur problem, por tani mendoj vetëm për të luajtur dhe të jap më të mirën për ‘Interin’”, përfundoi Radja Nainggolan.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSOFT NEWS – Policia daneze në këmbë për një… kangur!
Artikulli tjetërGrupi parlamentar i PD-së vendos djegien e mandateve