Ballina Aktualitet

Grupi parlamentar i PD-së vendos djegien e mandateve

TIRANË, 18 shkurt /ATSH – I. Vata/ – Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur unanimisht për djegien e mandateve”, deklaroi sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediet, pas mbledhjes së grupit.

Basha tha se në përfundim të mbledhjes, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur djegien e mandateve me votë unanime.

“Duke pasur parasysh gjendjen e emergjencës kombëtare ku ndodhet vendi për shkak të kapjes së kësaj qeverie në flagrancë duke vjedhur votat e qytetarëve shqiptarë, siç dëshmojnë dhe dosjet gjyqësore të publikuara nga mediet ndërkombëtare, për shkak të kapjes së kësaj qeverie në aferat korruptive, kriminale, eliminimit të parlamentit si një forum i demokracisë, eliminimit të gjykatës Kushtetuese, kapjes totale të sistemit të drejtësisë, paralizës së shtetit, shtypjes sistematike dhe dhunimit të drejtave themelore dhe lirive të shqiptarëve duke përfshirë dhe sigurinë e jetës, shëndetit dhe pronës që ka shkaktuar një situatë të paprecedent të krizës ekonomike të emigracionit masiv kombëtar dhe gjendjes katastrofë të mjerimit social, duke mbështetur zgjidhjen politike të ofruar nga opozita e bashkuar të një qeverie tranzitore e gatshme për të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm që do të garantojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe zhbllokimin të integrimit evropian të Shqipërisë dhe hapjen e negociatave me bashkimin Europian, përmes zgjedhje të lira dhe të ndershme parlamentare vendosi unanimisht djegien e mandateve parlamentare të Partisë Demokratike në Kuvendin e dalë me votat e krimit dhe mafies në zgjedhjet e manipuluara të vitit 2017”, theksoi ai.

Po ashtu, Basha tha në fund se Grupi Parlamentar i PD-së autorizoi kryetarin e PD-së të ndjekë hapat e mëtejshëm në përputhje me statusin e partisë. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNainggolan: Icardi ka dhënë gjithçka për “Interin”
Artikulli tjetërHaradinaj: Jemi të bekuar me lidhjen e përhershme me miqtë amerikanë