Ballina Flash

Kurbin/ OSHEE vijon punën për riparimin e transformatorit

TIRANË, 18 shkurt/ATSH/ – Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) është duke vijuar punimet për riparimin e transformatorit të djegur në zonën e Malësisë së Kurbinit.

OSHEE bën me dije se pajisja është duke u zëvendësuar nga 2 transformatorë të tjerë, të cilët janë dërguar në qytetin e Laçit, duke bërë që problemi të marrë zgjidhje brenda 24 orëve.

/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Sondazh: Shtohen radhët e eurofobëve, por grupimet pro-BE-së mbeten shumica
Artikulli tjetërPakti për Universitetin, Rama takim me studentët absolutë