Ballina Flash

Hamsik prezantohet tek klubi kinez, nis aventurën e re

TIRANË, 18 shkurt ATSH/ – Marek Hamsik ka kompletuar transferimin te skuadra kineze, “Dalian Yifang”.

“Dalian” pagoi 20 milionë euro te “Napoli” për të marrë mesfushorin sllovak.

Sot Hamsik është prezantuar tek klubi i tij i ri dhe ka kryer seancën e parë stërvitore.

Mesfushori luajti për 12 vite te “Napoli”, teksa kur u largua ai u shkroi një letër emocionuesve tifozëve.

Tashmë Hamsik do të nisë një aventurë të re në kampionatin kinez.

/gj.m/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTEKNOLOGJI – Zbulohet mënyra për shndërrimin e plastikës në karburant
Artikulli tjetërMourinho tregon dëshirën për eksperienca të reja