Ballina Flash

Tifozët e “Interit” sulmojnë gruan e Icardi-t

TIRANË, 16 Shkurt ATSH/ -Tifozët e “Interit” janë vërtet të tensionuar për të ardhmen e Mauro Icardit.

Argjentinasit iu hoq shiriti i kapiteni pak ditë më parë, teksa tifozët po ia nxjerrin inatin bashkëshortes së tij dhe njëkohësisht agjentes Uanda Nara.

Sipas asaj që raporton “Gazzeta dello Sport”, makina e saj është sulmuar me gurë ndërkohë që po futej në autostradë në zonën e San Siros. Fëmijët e çiftit ishin gjithashtu në makinë. Për fat të mirë episodi nuk ishte shumë serioz, por kjo shenjë po tregon se tensioni po kalon kufijtë.

/gj.m/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPas protestës nis pastrimi i bulevardit, Veliaj: S’ka më kthim pas tek druri
Artikulli tjetër19 personat e lënduar në protestë, në gjendje të mirë shëndetësore