Ballina Flash

Libra falas për nxënësit deri në klasën e nëntë

TIRANË, 16 shkurt/ATSH/ – Fëmijët e arsimit fillor do të kenë mundësi që të përfitojnë libra falas deri në klasën e nëntë, duke lehtësuar nga barra e pagesës familjet shqiptare.

Gjatë aktivietit “Bashkia që duam” Kreu i qeverisë, Edi Rama bëri me dije se nxënësit e shkollave do të përfitojnë librat falas deri në përfundimin e ciklit fillor.

“Pyetini prindërit që i çojnë fëmijët në shkollë, sa paguanin për librat deri dje dhe dëgjojini që thonë që janë falas deri në klasën e nëntë”, – u shpreh Kryeministri Rama.

Gjatë këtij viti, Qeveria shqiptare ka shpërndarë gjithashtu libra falas për familjet në nevojë dhe ata që trajtohen me ndihmë ekonomike.

/e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPunësimi, alternativa për të gjithë
Artikulli tjetër8-fishim i bonusit për beben e parë, 24 për të tretin