Ballina Aktualitet

8-fishim i bonusit për beben e parë, 24 për të tretin

TIRANË, 16 shkurt/ATSH/ – Të gjitha nënat të cilat do të sjellin foshnjet e tyre në jetë, do të përfitojnë çekun e bebes, i cili është tetëfishuar për fëmijën e parë duke shkuar në 40 mijë lekë.

Kryeministri Edi Rama gjatë aktivitetit “Bashkia që duam” në Vlorë, u ndal edhe te bonusi i bebeve.

“Pyetini edhe çiftet e reja sa ishte bonusi për bebet, është tetëfishuar për fëmijën e parë, është 16 fishuar për të dytin, dhe 24 fishuar për të tretin”, – theksoi Kryeministri.

/e.caushi/  /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLibra falas për nxënësit deri në klasën e nëntë
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Kur nga arinjtë të mbron… ushtria!