Ballina Flash

Kruja me qendrën e parë komunitare multifunksionale

TIRANË, 16 shkurt/ATSH/- Një godinë e degraduar e viteve ’50 po kthehet në qendrën e parë komunitare multifunksionale.

Kryetari i bashkisë së Krujës, Artur Bushi, shprehet se “bashkë me PNUD, do ofrojmë një sërë shërbimesh sociale, për gratë e dhunuara, fëmijët me aftësi ndryshe, kopsht për fëmijët, kënd lojërash, duke dhënë modelin e parë të një qendre moderne shërbimesh”.

Bushi falënderon deputeten e Partisë Socialiste Eglantina Gjermeni për gjithë këmbënguljen për këtë projekt.

Ngritja e qendra komunitare në vend janë shembull mjaft pozitiv për të dëshmuar se si shërbimet sociale ofrohen në trajtë të integruar.

Përmes programeve specifike të asistencës, orientimit e sigurimit të shërbimeve përkatëse, këto qendra synojnë gjithëpërfshirjen dhe integrimi i personave me Aftësi të Kufizuar si pjesë e komunitetit./k.s/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKushte dinjitoze në Qendrën Shëndetësore në Patos për rreth 25 mijë banorë
Artikulli tjetërHISTORI – Dalin në dritë letrat e dashurisë së sulltaneshës Hyrem