Ballina Aktualitet

Basha: Hapja e kordonit policor, plan për të nxitur dhunën

TIRANË, 16 Shkurt ATSH/ -Kreu i Partisë Demokratike , Lulzim Basha është shprehur sot se hapja e kordonit policor është plan i kryeministrit Rama për të nxitur dhunën.

“Ministri i Brendshëm e di fare mirë që kordoni i policisë ka hapur radhët për të krijuar një skenë të tillë. Siç e shikoni rrinë duarkryq sepse kanë një skenar për të nxitur dhe për të stimuluar dhunë. Ka nisur para katër ditësh me deklarata të papërgjegjshme të Policisë, ka vazhduar gjithë mbrëmjen e djeshme, ditën e sotme, gjatë kohës që kanë qarkulluar protestuesit.”, ka thënë Basha.

/gj.mima/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakProtestuesit sulmojnë sërish Kryeministrinë
Artikulli tjetërAmbasada e SHBA: Dëmtimi i pronës publike dhe dhuna nuk janë të pranueshme