Ballina Bota

SHBA – Bill Barr konfirmohet në postin e sekretarit të Drejtësisë

UASHINGTON, 14 shkurt /ATSH-AFP/ – Sekretari i Drejtësisë i përzgjedhur nga Donald Trump, Bill Barr u konfirmua sot nga Senati, i kontrolluar nga republikanët, duke vulosur rikthimin e tij në qeverinë amerikane prej më shumë se 25 vitesh pasi shërbeu nën mandatin e presidentit George H.W. Bush.

Bill Barr do të jetë tashmë përgjegjës për monitorimin e hetimit delikat të prokurorit special, Robert Mueller, i cili po heton më konkretisht nëse ka patur bashkëpunim të fshehtë mes Moskës dhe stafit të fushatës së kandidatit republikan, Donald Trump gjatë presidencialeve të 2016.

Votimi në Senat, i cili ka fjalën e fundit mbi emërimet presidenciale, ka ndjekur gjerësisht linjat mbështetëse pavarësisht disa rrjedhjeve të votave nga njëra anë në tjetrën, me 54 vota pro dhe 45 kundër.

Republikanët zotërojnë një shumicë prej 53 vendesh nga 100 në Senat./ /v.b/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama: Në seancën solemne u ofendua miku i ardhur nga Shkupi
Artikulli tjetërRama: As armiqtë më të mëdhenj të vendit, s’do ta bënin atë që bëri sot kryetari i opozitës