MOSKË, 14 shkurt /ATSH-ANSA/ – Një grup personash të maskuar sulmuan dhe vranë përgjegjësin për rajonin e Moskës të lëvizjes ”Qendra për Luftën Kundër Korrupsionit në Qeveri”, Dmitri Gribov.
Vrasja ndodhi dje në mbrëmje në qytetin Voskresenk, 100 kilometra në juglindje të Moskës, ku Gribovi kishte shkuar për të vizituar nënën e tij të moshuar.
Një kalimtar kërcënoi sulmuesit se do të thërriste policinë dhe personat u larguan menjëherë, por aktivisti ndërroi jetë në spital, pasi kishte marrë plagë të rënda.
Ish-kryetari i kësaj lëvizjeje, Viktor Kostromin, i cituar nga Pasmi.ru, tha se vrasja lidhet me një mosmarrëveshje të vjetër për të cilën ishte zhvilluar një seancë gjyqësore pak orë para vrasjes.
Sipas Kostromin, “tre persona kishin rrahur Dmitrin dy vjet më parë” dhe “makinës së tij i ishte vënë zjarri”./ /os/ a.jor.





















