Ballina Flash

Aparatura moderne në spitalin e Përmetit

TIRANË, 14 shkurt/ATSH/ – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po investon jo vetëm në spitalet rajonale, por edhe në ato bashkiake.

Kështu, në Spitalin e Përmetit është vënë në punë spirometri dhe eko kardiake. Sipas ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tani qytetarët falë patronazhimit të disa mjekëve specialistë nga Spitali Rajonal i Gjirokastrës mund të marrin shërbimet shëndetësore afër vendbanimit të tyre.

Prej gati një viti, sistemi i patronazhimit po mundëson dhënien e shërbimit të specializuar afër vendbanimeve të qytetarëve. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHaradinaj: Platforma për dialogun me Serbinë është një garanci
Artikulli tjetërDrejtoria e Shërbimit të Tatimpaguesve Tiranë tashmë me mjedise bashkëkohore