Ballina Bota

RUSI – Duma miraton pavarësinë nga interneti global

MOSKË, 13 shkurt /ATSH-ANSA/ – Dhoma e Ulët e parlamentit rus, Duma, miratoi një projektligj që lejon autoritetet ruse të marrin kontrollin në pikat e hyrjes që lidhin Rusinë me rrjetin e internetit global.

Qëllimi i këtij projektligji është të drejtojë website-t ruse në mënyrë të izoluar nga pjesa tjetër e botës, nëse do të lindë nevoja, siç mund të jetë ai i një sulmi kibernetik.

Votimi u aprovua me 334 deputetë pro dhe 47 kundër.

Projektligji synon të drejtojë trafikun kombëtare dhe të dhënat për nyjet e kontrolluara nga autoritetet shtetërore dhe synon të ndërtojë një domen kombëtar për të lejuar web-et të vazhdojë të funksionojë edhe në rast do të prishen nga një infrastrukturë e huaj.

Propozimi është paraqitur si një përgjigje ndaj strategjisë kombëtare të SHBA e miratuar vitin e kaluar dhe që konsiderohet “agresive” nga Moska.

Projektligji gjithashtu parashikon instalimin e teknologjive që mund të identifikojnë burimet e trafikut të internetit dhe të bllokojnë përmbajtjet e ndaluara.

Për t’u bërë ligj, projekti duhet të miratohet në seancën e dytë dhe të tretë nga Duma, pastaj të miratohet nga Senati dhe më pas nënshkruhet nga presidenti rus Putin./ /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSheshi “Skënderbej” në finalen për çmimin e madh të BE, Rama: E paimagjinueshme pak kohë më parë
Artikulli tjetërBasha: Mati më i varfëri në Shqipëri, bashkohuni me protestën e 16 shkurtit