TIRANË, 13 shkurt /ATSH/- Investimet në infrastrukturë përherë e më shumë po krijojnë kushte sa më të denja për qytetarët dhe së fundmi në Shkodër do të kenë një tjetër rrugë me kushte optimale.
Ka nisur puna për sistemim trotuari dhe gjelbërim në rrugën “Lëvizja e Postribës” në qytet, ose siç njihet në Shkodër “Rruga e Policisë”.
Projekti i investuar nga bashkia e Shkodrës, me vlerë 14.2 milionë lekë parashikon trotuarë në sipërfaqe 640 m2, mbjellje bari në sipërfaqe 86 m2, stola betoni me ndenjëse dërrase 10 copë.
Rruga “Lëvizja e Postribës” është një zonë me densitet të lartë qarkullimi dhe ku janë përqendruar një numër i madh biznesesh. /a.a/j.p/





















