TIRANË, 12 shkurt /ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet kryesisht i vranët e prej orëve të mesditës do të ketë intervale kthjellimesh në zonat e ulëta e bregdetare.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri në orët e mesditës, më tej reshjet marrin karakter lokal.
Në lartësitë mbi 300 metra në Verilindje e mbi 600 metra në Lindje e Juglindje do të ketë reshje bore.
Dëborë parashikohet dhe në lartësi mbi 1000 metra në qafat e maleve të zonës Jugore. Intensiteti i reshjeve do të jetë mesatar deri në orët e mëngjesit. Më tej reshjet e borës mbeten me intensitet të ulët e lokale deri mesditë.
Era do të fryjë nga kuadranti i Jugut dhe prej mesditës kthen nga Veriu me shpejtësi 5-25m/sek. Erë intensive parashikohet përgjatë vijës bregdetare pasdite dhe në mbrëmje.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 3/11 shi i dobët diell |
| Kukës | 1/4 re borë |
| Lezhë | 5/11 shi i dobët diell |
| Dibër | -1/3 re borë |
| Durrës | 6/14 shi i dobët diell |
| Tiranë | 4/14 shi i dobët diell |
| Elbasan | 6/12 shi i dobët diell |
| Berat | 3/12 shi i dobët diell |
| Vlorë | 6/14 shi i dobët diell |
| Korçë | -1/3 re borë |
| Gjirokastër | 2/8 shi i dobët diell |
| Sarandë | 6/14 shi i dobët diell |
/e.malaj/ /a.g/






















