Ballina Bota

DRESDEN – ”Napalm Girl” merr Çmimin e Paqes

DRESDEN, 11 shkurt /ATSH-DPA/ – Kim Phuc Phan Thi, gruaja që për gati pesë dekada njihet si “Napalm Girl” nga një fotografi që ka marrë çmimin ‘’Pulitzer’’ gjatë Luftës së Vietnamit, do të marrë Çmimin e Paqes në Dresden për aktivizmin e saj social.

Fotografia e famshme e bërë nga fotografi i ‘’Associated Press’’, Nick Ut tregon fëmijën asohohe Kim Phuc, e cili tani banon në Kanada, në moshën 9-vjeçare të zhveshur në rrugë, pas djegies së rëndë në shpinën e saj nga një sulm me napalm në Vietnamin e Jugut, në vitin 1972.

Çmimi i Paqes së Dresdenit, i dhënë çdo vit që prej vitit 2010 në godinën e famshme të Operës së Semperoperit, përfshin një shpërblim në vlerë monetare prej 10 000 euro (11 300 dollarë), të cilat do të rrjedhin në fondacionin e Kim Phuc si mbështje për shkollat, jetimoret dhe institucionet mjekësore në pjesë të ndryshme të botës.

“Kur jam vetëm, e evitoj imazhin, por e di se kjo më lejon të punoj për paqen dhe ky është vizioni im’’, theksoi Kim Phuc në lidhje me fotografinë që e ka katapultuar atë në sytë e gjithë botës./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Përpunimi i kërmijve në Korçë, të destinuara për eksport
Artikulli tjetërTrajneri Sarri: Puna ime është gjithmonë në rrezik